Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllja e ambulancave në Syriganë dhe Banjë, shkeljet i raportoi një qytetar serb

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 22:15
Mbyllja e ambulancave në Syriganë dhe Banjë, shkeljet i raportoi një qytetar serb

Ambulancat mjekësore në dy fshatra në Skenderaj që janë të banuara me shumicë nga komuniteti serb, u mbyllën dje nga komuna pasi brenda tyre u gjetën barna me afat të skaduar. Zyrtarë komunalë kanë bërë të ditur se këtë çështje e denoncoi një qytetar serb. Komuna ka treguar se pse nuk ka ndërhyrë më herët në këto dy institucione që menaxhohen nga strukturat ilegale serbe.

Vulat qenë të gatshme pati apo s’pati nevojë për kontrolla mjekësore.

Edhe atë nuk e përdori profesionisti shëndetësor i kësaj Ambulance të Mjekësisë Familjare në Syriganë, e cila menaxhohej nga strukturat ilegale serbe.

Veç tyre këtu pati edhe shkelje tjera.

“Medikamente mjekësore pa banderola e me afat të skaduar janë vetëm dy nga shkeljet që u gjetën në Ambulancën e Mjekësisë Familjarë ne Syriganë të Skenderajt. E njëjta me vendim te kryetarit u mbyllë të premten”.

Të njëjtin vendim, kryetari i Skenderajt e mori edhe për Ambulancën e Banjës.

Por si e pranuan informacionin se po zhvillohej veprimtari e jashtëligjshme tregoi zëdhënësi i komunës, Amir Lushtaku.

“Kryetari i komunës, Sami Lushtaku e ka pranu një informatë nga një qytetar i komunitetit serb me vendbanim në Syriganë që ka një sasi të barnave me afat të skaduar, me të pranu këtë informatë kryetari i ka dërgu inspektoratin dhe pjesët e drejtorisë së shëndetësisë”, ka thënë Amir Lushtaku, Zëdhënës i komunës së Skenderajt.

Pas mbylljes së këtyre dy ambulancave, njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ironizuan me kryetarin e komunës, Sami Lushtaku, i cili në të kaluarën kishte kritikuar mbylljen e institucioneve ilegale serbe në veri të Kosovës, raporton rtv dukagjini.

Por, komuna u kritikua edhe se pse nuk ua ka vendosur drynin më herët këtyre institucioneve.

Ndërsa zëdhënësi i komunës Lushtaku tregoi se pse nuk e morën këtë vendim më herët.

“Nuk kemi pas një informatë për veprimtarinë e këtyre dy ambulancave më herët dhe kjo gjendje është konstatu një ditë para nxjerrjes së urdhëresës”, ka thënë Amir Lushtaku, Zëdhënës i komunës së Skenderajt.

Ndërkohë inspektimet në këto dy objekte do të vazhdojnë dhe me vendim të kryetarit, një pjesë e barnave nga QKMF-ja në Skenderaj, sipas zëdhënësit, do të dërgohet atje.

Një ditë më parë, kryetari Lushtaku ka shkruar në Facebook se këto dy AMF mund të rikthehen në funksion vetëm kur të integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës.

syrigane

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut