Shuma prej 35,000 mijë eurosh është mbledhur për shërimin e imamit të fshatit Abri e Poshtme të Skenderaj.
Përmes një postimi, Hoxha Elbasan Xani, ka falenderuar të gjithë ata që u angazhuan në grumbullimin e mjeteve kanë njoftuar se shuma është mbledhur, duke falenderuar secilin për kontribut.
Postimi:
NJOFTIM Të nderuar vëllezër, motra dhe të gjithë bamirësit, Me falënderim dhe mirënjohje të thellë ju njoftojmë se aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për trajtimin e hoxhës sonë të nderuar, Alban Bytyqi, ka përfunduar me sukses. Falënderojmë nga zemra secilin që kontribuoi, qoftë me pasurinë e tij, me përhapjen e thirrjes apo me lutjet e sinqerta. Bujaria, solidariteti dhe dashamirësia juaj janë dëshmi e vlerave të larta islame dhe njerëzore. Për ata që kanë premtuar kontribut, lusim që ta dërgojnë sa më parë, në mënyrë që mjetet të kompletohen dhe të shfrytëzohen për trajtimin e nevojshëm. Lusim Allahun e Madhëruar ta shpërblejë secilin prej jush me shpërblimet më të mira, t’jua pranojë sadakanë dhe veprat e mira, t’jua shtojë bereqetin në pasuri e familje, t’jua ndriçojë fytyrat në Ditën e Gjykimit dhe t’ju ruajë nga çdo e keqe. Po ashtu, e lusim Allahun e Gjithëfuqishëm që vëllait tonë, hoxhë Alban Bytyqi, t’i dhurojë shërim të plotë e të shpejtë, shëndet të mirë, forcë dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes, xhematit dhe veprimtarisë së tij në shërbim të fesë. Allahu ju shpërbleftë të gjithëve me të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Amin. Me respekt: Elbasan Xani