Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare.
Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.
Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e sotme, është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.
