Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbledhja e kryesisë së LDK-së, ja se çka thotë Abdixhiku

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 20:34
Mbledhja e kryesisë së LDK-së, ja se çka thotë Abdixhiku

Lumir Adixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar pas takimt tre-katër orësh të kryesisë së patisë ku u caktua 31 janari si datë kur në Kuvend të LDK-së do të ketë votëbesim ndaj tij si kryetar i partisë.

Kjo pas rezultatit të rëndë zgjedhor që pati kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku tha se nuk ik nga përgjegjësia dhe se nuk bën llogaritje për fatin e vet individual politik/

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas diskutimit të hapur dhe të përgjegjshëm, morëm vendimin që Kuvendi i LDK-së të thirret më 31 janar, aty ku, sipas statutit dhe traditës sonë demokratike, vendoset për çështjet më të rëndësishme të partisë.

Kjo është mënyra jonë e veprimit; me rregull, me transparencë dhe me respekt për anëtarësinë. LDK i zgjidh çështjet e brendshme aty ku e kanë vendin; në organet e saj dhe para delegatëve të zgjedhur.

Në një kohë kur politika shpesh ushqehet me tension dhe gjuhë përçarëse, ne zgjedhim maturinë. Zgjedhim qetësinë, dialogun e gjërë dhe besimin në demokracinë e brendshme. Debati është i shëndetshëm; përçarja pa debat dhe pa demokraci është dëm.

Kuvendi i 31 janarit nuk është krizë, por mundësi. Mundësi për t’u dëgjuar, për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe për të dalë më të fortë nga ky proces.

LDK ka kaluar shumë sfida dhe gjithmonë ka ditur të ruajë boshtin e saj: demokracinë, dinjitetin dhe besimin te anëtarësia. Edhe kësaj here do të dalim më të bashkuar dhe më të gatshëm për sfidat që na presin, pa i llogaritur fatet tona individuale. Aq më pak timin.

Në LDK nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë. As kur është e lehtë, e sidomos kur është e vështirë. Sepse kjo shtëpi nuk është ndërtuar për rehati personale, por për shërbim dhe për përgjegjësi ndaj një ideali më të madh se secili prej nesh. Prandaj, me përgjegjësi përballemi; para anëtarësisë.

Pas 31 janarit, LDK do të ecë përpara më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur për betejat që na presin.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:16Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm
  • 20:01Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
  • 19:56“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?
  • 19:47Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
  • 19:27Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive