Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbledhja e KQZ-së shoqërohet me debate, Kurteshi thotë s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 16:17
Mbledhja e KQZ-së shoqërohet me debate, Kurteshi thotë s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, në mbledhjen që po mbahet sot ka thënë se është kundër që të ketë prani të anëtarëve të partisë “Lista Serbe” dhe “Srpska demokracija” nëpër këshillat e vendvotimeve.

Kurteshi ka deklaruar se ka shumë arsye për këtë, të cilat i ka deklaruar edhe më herët.

“Jam kundër pranisë së anëtarëve të Listës Serbe dhe “Srpska Demorkacija” nëpër këshillat e vendvotimeve në secilën komunë. Jam kundër pranisë së tyre, kam arsye të shumta. Jam për miratimin e listave, por pa pjesëtarë te Listës Serbe dhe atyre të “Srpska Demokracija”, ka thënë Kurteshi.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Sipas listës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendovtime në Republikën e Kosovës është 2,025,105, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të organizohet në 938 qendra votimi me gjithsej 2,625 vendvotime.

Më shumë nga Lajme

  • 16:12Incidentet para Kuvendit e Qeverisë, Gucati: Protestuesit po veprojnë nga mllefi
  • 16:08“Përgatitnu se dojmë me dal”, mobilizohen protestuesit – Policia blindon objektin e Qeverisë
  • 16:05Ende s’është e qartë nëse sot Ligji për Specialen do të ketë votim në lexim të dytë
  • 16:04Kryeprokurori i Shtetit takon u.d. Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale
  • 16:02FSK-ja fiton medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Britani