Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja është zotuar se brenda mandatit qeverisës të zgjidh për banorët e Lipjanit çështjen e ujit të pijes për fshatrat dhe qytetin.
Buja ka traguar që banorët e Lipjanit që jetojnë në ndërtesa të larta kanë mungesë të ujit, teksa shtoi se me këtë problematik përballen edhe disa fshatra.
“Prioriteti i parë si kryetar i komunës që është çështja e ujit të pijshëm. Paramendoni viti 2025, 15 fshatra janë pa rrjet të ujësjellësit fare, qyteti i Lipjanit në katet e katërta e mbi nuk shkon uji. Në Janjevë e kemi tmerrësisht keq asnjëherë nuk është zgjedhur çështja e ujit të Janjevës në Sllovi e kemi njëjtë gjendje ka rrjet por nuk ka ujë. Në Gadime është investuar 5 milionë, por nuk ka ujë të pijes se gabimi është që nuk është ndërruar rrjeti që 12 vite në fshatin Gadime Epërme dhe të Ulët. Po ashtu, ujërat e zeza, nëse shkoni tek lumi Sitnica nuk mund të qëndroni ashtu sepse gjitha ujërat e zeza derdhen në lumin Sitnica dhe nuk ka arritur ky ekzekutiv të përkujdeset që të realizohet një projekt i filluar nga viti 2010 është përjashtuar Lipjani nga ky projekt është realizuar kontrata e realizimit të fabrikës së përpunimit të ujërave të zeza që në atë kohë ka qenë Lipjani, Shtimja, Prishtina, Podujeva, Obiliqi dhe Fushë-Kosova, tani është futur Graçanica dhe jo Lipjani, është nënshkruar kjo kontratë dhe ne jemi jashtë këtij projekti për shkak të neglizhencave dhe mos interesimit të këtij ekzekutivi”, deklaron Buja.
