Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen sot Testit të Maturës

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 08:48
Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen sot Testit të Maturës

Procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Testi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Kjo u bë e ditur në një njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjithë maturantët janë të obliguar të paraqiten në qendrat e tyre të testimit më së voni në orën 09:00, për të përfunduar me kohë procedurat e identifikimit dhe sistemimit në sallat e testimit.

Testi i Maturës Shtetërore 2026 do të zhvillohet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmban 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja”.

“Rikujtojmë se posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësisht i ndaluar. Çdo kandidat/e që konstatohet se posedon telefon ose pajisje tjetër elektronike do të largohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se Qendra për Vlerësim ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe pajisur me udhëzimet përkatëse.

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë
  • 17:13AGK i reagon Përparim Ramës për shënjestrimin e disa mediave: Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese
  • 16:57Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve
  • 16:57Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë, vdesin 20 persona
  • 16:43Fermerët Kosovarë të Qumështit: Pse po shënjestërohet VITA ku s’u gjet vaj palme? Kjo situatë ka dëmtuar mijëra familje