Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas pamjeve virale të Milan Radoiçiqit, duke ecur lirshëm në një tubim të partisë së Vuçiqit, në Rashkë.
Në pamjet që qarkulluan sot në rrjete sociale, Radoiçiq, që është i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpol-i, u pa në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin.
Në një deklarim për IndeksOnline, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se kjo është një tjetër dëshmi që sulmi terrorist në Banjskë është planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti serb.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër e qartë që dëshmon se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë. Pamjet ku kryekrimineli Radojçiq shihet pranë djalit të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fushatën elektorale atje, do të duhej të ishin alarm për komunitetin ndërkombëtar” ka thënë Manxhuka.

