1.03 miliard euro i ka paguar Kosova për energjinë elektrike që nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026.
Të gjitha këto para janë dhënë për të importuar energji elektrike.
Viti 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme të importit. Në këtë vit, sipas të dhënave që ka publikuar Atlas Institute, Kosova ka importuar 1.965 gigavat-orë (GWh) energji elektrike.
Kjo shumë është 42 për qind më e madhe se në vitin 2024.




