Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbahet testi me shkrim, 153 kandidatë synojnë 21 pozitat për prokurorë

GD
Gazeta Demos5 tetor 2025 në 17:32
Mbahet testi me shkrim, 153 kandidatë synojnë 21 pozitat për prokurorë

Njëzetenjë prokurorë të rinj të shtetit do t’i shtohen Prokurorive Themelore nëpër Kosovë, e për këto pozita kanë aplikuar 153 kandidatë, testimi i të cilëve me shkrim po mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit me Shkrim për kandidatët për prokurorë të shtetit, i cili është duke vazhduar si fazë e përcaktuar në kuadër të procedurave të rekrutimit dhe emërimit të njëzetenjë (21) prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Në respektim të parimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në qasje, kanë bërë të ditur se testi është hartuar sot, në ditën që edhe po mbahet testimi, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim, siç thonë, të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së procesit të rekrutimit.

Garës për të qenë prokurorë të rinj të shtetit i kanë hyrë 71 gra e 82 burra.

“Në këtë Testin me Shkrim po marrin pjesë gjithsej 153 kandidatë, prej tyre 71 kandidatë të gjinisë femërore dhe 82 të gjinisë mashkullore. Mbajtja dhe administrimi i Testit me Shkrim është duke u mbikëqyrur nga Ardian Hajdaraj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të këtij Komisioni”, thuhet tutje në njoftimin e Sitemit Prokurorial të Kosovës e që kanë bërë të ditur se procesi është duke u vëzhguar dhe monitoruar nga përfaqësues të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“KPK do të vazhdojë të informojë publikun me kohë lidhur me fazën e ardhshme të procesit të rekrutimit – intervistimin me gojë, deri në përmbylljen e tij me emërimin e kandidatëve të suksesshëm në pozitën e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë
  • 14:39Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së
  • 14:38Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
  • 14:3715 ditë në errësirë, mbi 100 metra nën ujë, peshkatari shpëtohet mrekullisht
  • 14:25Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar