Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Matoshi: Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë është shndërruar në notere të Albin Kurtit

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 19:42
Matoshi: Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë është shndërruar në notere të Albin Kurtit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 28 dhjetorin 2025 – datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti politik Halil Matoshi, i cili tha se Presidentja Osmani është shndërruar në notere të Albin Kurtit, dhe se këtë po e bën me vetëdije të plotë.

Sipas Matoshit, Osmani në vend të Kushteutës të Kosovës, po udhëheq me programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe po i jep zë “agitropit” nga zyra e Dejona Mihalit.

“Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë është shndërruar në notere të Albin Kurtit dhe nuk po e mbështetë atë pavetëdije, siç konstatoi gabimisht një gazetar. Zonja Osmani duke harruar vetëpërmbajtjen institucionale dhe unitetin e popullit që përfaqëson, në vend të Kushtetutës kosovare e ka adoptuar Programin e Lëvizjes Vetëvendisje dhe po i jep zë agitpropit nga zyra e Dejona Mihalit”, tha ai.

Tutje, ai theksoi se data 28 dhjetor nuk e sheh si të gabuar, por si të duhur edhe për faktin që mund të ketë më shumë votues edhe nga mërgata, të cilët e gëzojnë të drejtën të votojnë në vendin e tyre, por gjithashtu të bëhet kritike ndaj Qeverisë Kurti, ti bëjë presion që të garantojë dy tre vende në Kuvend për ta.

“Porse, data 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk është një gabim, mirë që ka zgjedhur këtë ditë që supozohet se mund të ketë më shumë votues, përfshi mërgaten kosovare, e cila ka të drejtë kushtetuese të votojë në atdhe”.

“Mërgata duhet të mendojë më shumë për vete se për pushtetin e Kurtit, pra duke bërë presion që të ndryshohet Ligji për zgjedhjet duke garantuar dy – tre vende në Kuvend për mërgatë, një nga Europa, një nga Amerika, si dhe një nga Kanada me Australi e Zelandë të re! Vetëm kështu do t’i jepte zë intersave dhe kërkesave të veta”-përfundoi Matoshi për GazetaBlic.

Më shumë nga Lajme

  • 13:51“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun
  • 13:44Deputeti Fatos Geci nuk i votoi as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun
  • 13:43Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet
  • 13:40Tahiri i PDK-së: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen
  • 13:35Kush ishin 43 deputetët që nënshkruan për thirrjen e seancës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në vitin 2017