Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mashtrimi me tenderin 500 mijë eurosh në shëndetësi, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 15:16
Mashtrimi me tenderin 500 mijë eurosh në shëndetësi, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.P. dhe një personi juridik, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, më 19 janar 2024, i pandehuri J.P., në cilësinë e drejtorit dhe personit përgjegjës të kompanisë “M… P..” SH.P.K., gjatë dorëzimit të ofertës në tenderin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për “Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE (Lista Esenciale)”, dyshohet se ka paraqitur dokumentacion me të dhëna të rreme.

"Në këtë aktivitet prokurimi, grupi i operatorëve ekonomikë kishte ofertuar për Lotin 1 në vlerë prej 344,955.77 eurosh dhe për Lotin 3 në vlerë prej 169,012.36 eurosh", duke arritur një vlerë të përgjithshme prej mbi gjysmë milioni euro.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se në mesin e dokumentacionit të dorëzuar ishte përfshirë një certifikatë e standardit ISO e lëshuar nga autoriteti “NQA” për një prodhues nga Kina, e cila shërbente si dëshmi për kapacitetet teknike dhe profesionale.

Hetimet kanë zbuluar se kjo certifikatë kishte skaduar dhe ishte anuluar që nga tetori i vitit 2022, ndërsa afati i vlefshmërisë në dokumentin e dorëzuar dyshohet se ishte ndryshuar artificialisht nga data 18.10.2022 në 18.10.2024.

Organi i akuzës thekson se ky veprim është kryer me dashje me qëllim vënien në lajthitje të autoritetit kontraktues gjatë vlerësimit të ofertave dhe përfitimin e kontratës nga shoqëria tregtare në fjalë.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas administrimit të provave në shqyrtimin gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë, të dënohen sipas ligjit dhe t'u shqiptohet masa e ndalimit të pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik.

euroshmashtrimitenderin

Më shumë nga Lajme

  • 15:49Aksion kundër krimeve kibernetike, nëntë të arrestuar për mashtrimin e suedezëve
  • 15:48Osmani: Krenaria jonë më e madhe është historia që bashkon Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën
  • 15:47Gani Geci lirohet nga paraburgimi
  • 15:37Ekzekutohen subvencionet për fermerët, publikohen listat e përfituesve
  • 15:30Bie çmimi i arit, i afrohet nivelit më të ulët në gati tre muaj