Grupe të organizuara të hajnave kanë futur në funksion një metodë të re për të vjedhur produkte nga supermarketet, duke përdorur valixhe të modifikuara që bllokojnë sinjalet e sistemeve të sigurisë dhe kalojnë pa aktivizuar alarmet.
Kjo skemë po raportohet se është përhapur në mbarë Gjermaninë, transmeton Klankosova.tv Më 3 korrik, një gazetar i BILD filmoi dy të dyshuara në një supermarket, teksa mbushnin dy çanta me kafe, secila me vlerë nga 19 deri në 25 euro.
Policia bëri të ditur se dy vajzat vepruan në mënyrë të organizuar.
Kur rasti u zbulua nga ky market, njëra u ndalua, ndërsa tjetra arriti të largohej.
