Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e tij gjyqësor ndaj Faton Pecit.
Sipas Pacollit, gjykata ka aprovuar padinë e tij dhe ka obliguar Pecin që ta kompensojë për dëmin jomaterial të shkaktuar, lidhur me deklaratat që, sipas padisë, janë bërë ndaj tij në rrjetet sociale dhe në disa emisione televizive gjatë nëntorit 2024.
Pacolli ka thënë se për të rasti nuk ka qenë çështje financiare, por lidhet me të vërtetën, dinjitetin dhe përgjegjësinë për deklaratat publike.
“Kritika është pjesë e jetës publike dhe duhet pranuar. Por shpifja dhe fyerja janë diçka tjetër”, ka deklaruar Pacolli.




