Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Masakra e Belegut nuk u përfshi në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, i mbijetuari: Padrejtësi e thellë, qasje selektive ndaj historisë

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 21:05
Masakra e Belegut nuk u përfshi në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, i mbijetuari: Padrejtësi e thellë, qasje selektive ndaj historisë

Endrit Binakaj, i mbijetuar i Masakrës së Belegut dhe autor i dy librave për këtë masakër, ka reaguar ndaj mospërfshirjes së Masakrës së Belegut në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, që u hap sot dhe mbështetet në librin me të njëjtin titull të Shkëlzen Gashit.

Binakaj ka thënë se mospërfshirja e kësaj masakre, ku u vranë dhe u masakruan 46 civilë shqiptarë, përbën jo vetëm një lëshim serioz profesional, por edhe një padrejtësi të thellë morale ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një detaj të parëndësishëm apo për një rast periferik, por për një nga krimet më të rënda të kryera në Komunën e Deçanit gjatë luftës.“Si mund të pretendohet një pasqyrim kronologjik i masakrave, kur një ngjarje e tillë mungon krejtësisht? Si mund të ndihen familjarët e viktimave, kur e shohin se dhimbja dhe sakrifica e tyre nuk ekziston askund në këtë hartë kujtese?”, ka shkruar Binakaj.

Ai ka thnëë se kujtesa kolektive nuk mund të ndërtohet mbi përzgjedhje të pjesshme.“Edhe më shqetësuese është fakti që kjo ekspozitë mbështetet në librin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”. Nëse një vepër që synon të dokumentojë krimet e asaj periudhe nuk përfshin Masakrën e Belegut, atëherë kemi të bëjmë me një qasje selektive dhe të papranueshme ndaj historisë. Kujtesa kolektive nuk mund të ndërtohet mbi përzgjedhje të pjesshme.

Kur pretendon të dokumentosh të vërtetën për krimet dhe masakrat në Kosovë, përgjegjësia është e plotë, jo selektive. Përjashtimi i Masakrës së Belegut nuk është thjesht një mungesë; është një fshirje e padrejtë e 46 jetëve të pafajshme nga narrativi publik”, thuhet tutje në postim.Sipas Binakajt, institucionet dhe autorët që marrin përsipër misione të tilla duhet të tregojnë seriozitet maksimal, ndjeshmëri dhe korrektësi historike.

“Përndryshe, rrezikojmë që përmes harresës institucionale t’i lëndojmë sërish ata që kanë vuajtur më së shumti. Kujtesa nuk guxon të jetë selektive. Drejtësia ndaj viktimave fillon me përfshirjen e tyre në histori”, përfundon postimi i tij.Ekspozita është hapur sot dhe do të qëndrojë deri më 7 prill 2026, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

MASAKRA

Më shumë nga Lajme

  • 10:05Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën
  • 09:54Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin
  • 09:53Von der Leyen në objektin e ri të FSHMN-së, bashkë me Kurtin e Ramën
  • 09:49Aeroplani u nis drejt Kosovës pa 48 pasagjerë, pritja për kontrollin e pasaportave i la në aeroport
  • 09:44Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani