Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marta Kos: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë me Kosovën për dialogun

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 22:01
Marta Kos: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë me Kosovën për dialogun

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në mënyrë që të angazhohet më shumë me Kosovën sa i përket dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kos përsëriti qëndrimin e bllokut evropian se normalizimi i raporteve është kusht për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Dhe ne po punojmë për këtë, në veçanti edhe me përfaqësuesen tonë të lartë, Kaja Kallas. Ne jemi vazhdimisht të angazhuar me Serbinë për këtë çështje, ndërsa me Kosovën më pak muajt e fundit, sepse jemi ende në pritje të formimit të një qeverie të re. Por, kjo mbetet një nga prioritetet në gjithë procesin e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, tha Kos.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Brukselit që nga viti 2011. Procesi fillimisht nisi në nivel teknik dhe më pas palët u angazhuan edhe në dialog në nivelin politik.

Gjatë procesit palët kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, Kosova ende nuk ka formuar një ekzekutiv të ri. Edhe gjatë kësaj periudhe, kur Kosova po udhëhiqet nga një Qeveri në detyrë, në Bruksel janë mbajtur runde bisedimesh në nivel të kryenegociatorëve. I fundit u mbajt më 11 shtator – takim që nuk prodhoi asnjë rezultat.

Për dallim nga takimet mes kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar dialog në nivel politik që nga shtatori i vitit 2023. Rundi i fundit i dialogut politik u zhvillua vetëm disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur u vra një polic i Kosovës.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, pasi mori detyrën në krye të diplomacisë evropian në fillim të këtij viti, i tha Radios Evropa e Lirë se procesi i dialogut ka ngecur dhe se BE-ja po shqyrton mjete të tjera për normalizim.

Më pas, ajo deklaroi se Brukseli është duke i analizuar gabimet e bëra në këtë proces./REL/

BE

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare