Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marrëveshja me Danimarkën, ShKK: Transferimi i të burgosurve pritet të përfundojë sot

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 16:30
Marrëveshja me Danimarkën, ShKK: Transferimi i të burgosurve pritet të përfundojë sot

Procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan ka nisur këtë të enjte zyrtarisht, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e këtij institucioni për vuajtjen e dënimeve nga të burgosurit e dënuar nga autoritetet daneze.

Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se këtë njoftim e ka pranuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, tashmë ka filluar transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Shërbimin Korrektues të Kosovës duke adresuar pyetje rreth transferimit të të burgosurve në qendrat e tjera si dhe rreth kapaciteteve të Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Florent Gashi, konfirmoi se Qendra e Paraburgimit në Gjilan do të mbyllet përkohësisht për shkak të fillimit të punimeve për përshtatjen e këtij institucioni sipas standardeve dhe rregullave daneze të sistemit korrektues.

Ai thotë se të burgosurit dhe stafi do të transferohen në institucione të tjera korrektuese të ShKK-së, proces i cili, sipas tij, pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

“Qendra e Paraburgimit në Gjilan do të mbyllet përkohësisht për shkak të fillimit të punimeve për përshtatjen e këtij institucioni sipas standardeve dhe rregullave daneze të sistemit korrektues. Për këtë arsye, të burgosurit dhe stafi do të transferohen në institucione të tjera korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Procesi i transferimit po realizohet sipas planit operativ dhe pritet të përfundojë brenda ditës”, ka thënë Gashi.

Shkk

Më shumë nga Lajme

  • 15:15Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president
  • 15:05Plagoset një shqiptar i Kosovës në Tiranë
  • 15:00Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
  • 14:57Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
  • 14:56Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec