Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ndërtimin e fabrikës së municionit, në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Ai ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend është dukshëm më stabile krahasuar me periudhat e mëhershme, duke theksuar shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.
“Natyrisht edhe si rezultat i fuqizimit të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë të ushtrisë, policisë dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”.
