Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 22:57
Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka dhënë sqarime lidhur me veprimin e subjektit të tij politik sot në mëngjes, për të bllokuar hyrjen e objektit të ekzekutivit të vendit.

Për rreth një orë, deputetët e kësaj partie, kanë pritur kryeministrin në detyrë që të vijë në zyrën e tij, por kjo nuk ka ndodhur, derisa më pas aktivitetin e tyre e kanë vazhduar brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë aktivitet, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Behrami ka thënë se nuk ka qenë ideja që Kurti të nxirret nga zyra e tij, por që të përçojë mesazhin se funksionin e kryeministrit në detyrë është duke e mbajtur jashtëligjshëm, pasi është betuar si deputet i legjislativit të vendit.Madje, për këtë ai e ka quajtur Kurtin, si koleg deputet.

“Nuk është qëllimi me e nxjerr Kurtin nga zyra e kryeministrit, por ka qenë simbolikë e veprimit politik…Sepse ligji parasheh që një ministër, ose kryeministër nuk mund të jetë edhe deputet. Kurti dhe krejt të tjerët janë duke e shkelur ligjin që vet e kanë miratuar. Neni 402 i Kodit Penal thotë se personi përgjegjës që refuzon të ekzektuojë një aktgjykim të gjykatës…ose nuk e implementon brenda afatit ligjor vendimin e gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”, ka thënë Behrami.

behramikurtindënohet

Të ngjashme

Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

21:45
Behrami i PDK-së: Qysh tash, Lista Serbe s’qenka terroriste a? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut?

Behrami i PDK-së: Qysh tash, Lista Serbe s’qenka terroriste a? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut?

11:50

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Rritet çmimi i naftës në tregjet globale
  • 10:52Kurti i quan dy palë zgjedhje të paarsyeshme: Rezultati nuk ndryshoi
  • 10:48Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve
  • 10:32Dogana ndalon shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore në Prizren
  • 10:21Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga vendimi për çlirimtarët