Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 22:56
Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Adresa”, reagoi lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend dhe vendimet e Qeverisë, duke thënë se deputetët e PDK-së po pengohen në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.

“Pa asnjë të drejtë po pengohemi ta ushtrojmë mandatin tonë kushtetues e ligjor. PDK-ja, në këto rrethana, nuk qëndron duarkryq”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Ajo ka kritikuar edhe veprimet e Qeverisë, duke thënë se bëhet fjalë për një qeveri të dorëhequr, e cila, sipas saj, në orët e vona ka marrë 25 vendime online.“Kemi një qeveri të dorëhequr, që në orët e vona merr 25 vendime online. Jo vetëm që shkelet Kushtetuta, por shkelet edhe vendimi i Gjykatës Supreme”, është shprehur ajo.

Deliu-Kodra ka paralajmëruar se veprime të tilla, sipas saj, rrezikojnë funksionimin institucional dhe e çojnë vendin drejt një situate të rëndë.“Kjo e çon Kosovën drejt një anarkie totale”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

deliu-kodradorëhequrvendime

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 22:49Sadriu-Lushaku me kritika për VV-në: Negociatat nuk janë shou mediatik