Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Maqedonci në Berlin: Diskutohet avancimi i bashkëpunimit Kosovë–Gjermani në mbrojtje

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 14:46
Maqedonci në Berlin: Diskutohet avancimi i bashkëpunimit Kosovë–Gjermani në mbrojtje

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid.

Gjatë takimit, Maqedonci bëri të ditur se u diskutua mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it.

Po ashtu, sipas ministrit u trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin tonë për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin sipas standardeve të NATO-s dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha ai.

ejup maqedonci

Më shumë nga Lajme

  • 14:16Prattipati takohet me Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
  • 13:57Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
  • 13:30Nis mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
  • 13:24Presidentja Shiroka Pula takohet me RrGK-në, diskutohet parandalimi i dhunës ndaj grave
  • 12:58​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën