Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Maqedonci dhe ministri kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 21:25
Maqedonci dhe ministri kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, të mbajtur në Zarë të Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci ishte folës në panelin “Siguria evropiane në mjedisin e ri gjeopolitik”.

Në margjinat e konferencës, ministri Maqedonci dhe ministri Anušić riafirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit, ata diskutuan edhe për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh Kosovë–Shqipëri–Kroaci, me synimin që ky bashkëpunim të jetë i hapur edhe për vendet e tjera të rajonit që ndajnë vlerat dhe interesat e përbashkëta.

Të dy ministrat u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, trajnimet, shkëmbimin e informacionit, si dhe koordinimin për përballjen me kërcënimet hibride.

Gjatë panelit, ministri Maqedonci theksoi kërcënimet që burojnë nga qasja hegjemoniste e Serbisë ndaj fqinjëve të saj, si dhe hapat që po ndërmerr Kosova për ndërtimin e një sistemi mbrojtës gjithëpërfshirës, me angazhimin e institucioneve dhe qytetarëve.

Po ashtu, ai vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kontribuon në avancimin e sigurisë dhe të kapaciteteve mbrojtëse në rajon.

ministrimaqedoncimbrojtjes

Të ngjashme

Maqedonci në Bruksel kërkon njohjen nga Ukraina: Njohja e Kosovës do të lehtësonte bashkëpunimin

Maqedonci në Bruksel kërkon njohjen nga Ukraina: Njohja e Kosovës do të lehtësonte bashkëpunimin

23:22
Ministri Muja e bën “tullug”, e ndez duhanin në ambient të mbyllur

Ministri Muja e bën “tullug”, e ndez duhanin në ambient të mbyllur

15:45
Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane

Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane

22:24

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Ky është moti për nesër dhe ditëve në vazhdim
  • 23:25Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës
  • 23:12Lëvizjet në Policinë e Kosovës, Basri Shabani emërohet drejtor rajonal në Prizren
  • 22:38Janina Ymeri për Rizvanollin: I shpik dikun 300-400 megavat – E pyes ministren, këto në raport nuk po dalin, ku i ke gjetë?
  • 22:25Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar i drejtorit rajonal në Ferizaj