Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kufizon në tri herë nominimin për kryetar të kuvendit nga partia fituese, duke e konsideruar këtë akt si mbrojtje të demokracisë, jo përmbysje të saj.
Sipas tij, Gjykata nuk ia ka mohuar partisë së parë të drejtën për të propozuar emrin për kryetar të Kuvendit, por ka vënë kufij të qartë për të mos lejuar bllokimin e procesit.
“Gjykata Kushtetuese nuk e përmbysi demokracinë, por e mbrojti atë, duke mos lejuar që procesi të mbahej peng. Nuk po ia mohon partisë së parë të drejtën me propozu, por po i thotë: i keni tre mundësi me e votu një emër, mandej kaloni te tjetri/tjetra,” shkroi Maliqi.
