Analisti Agon Maliqi ka vlerësuar se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës i jep atij mandat për të negociuar me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka theksuar se çdo marrëveshje duhet të jetë e bazuar në parime dhe jo vetëm në ndarjen e pushtetit.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Maliqi tha se rezultati i zgjedhjeve i imponon Kosovës nevojën për konsensus, pasi, sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka mandat për të qeverisur i vetëm.
Rezultati ja imponon një Konsensus, tani kjo pala që ofrohet për konsensus në këtë rast LDK-ja duhet ta arrij një marrëveshje që është përmbajtjesore që nënkupton jo noter të vendimeve dhe diktateve të Kurtit, por në një palë e cila e ka hisen e vetë dhe arrin marrëveshje parimore për çështje programore që kanë edhe dallime”, u shpreh Maliqi. Ai theksoi se një marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes duhet të garantojë balancimin e pushteteve, mbrojtjen e demokracisë dhe ruajtjen e orientimit strategjik të Kosovës në politikën e jashtme.
