Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maliqi: Gjykatësit me pyetje ndaj Rubin po përpiqen të kuptojnë thelbin e vendimmarrjes në UÇK

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 20:54
Maliqi: Gjykatësit me pyetje ndaj Rubin po përpiqen të kuptojnë thelbin e vendimmarrjes në UÇK

Analisti Agon Maliqi thotë se pyetjet e gjykatësve dhe kërkesat e tyre për sqarim drejtuar Rubinit e tregojnë thelbin e çështjes dhe “shqetësimin kryesor të tyre – të gjitha janë të përqëndruara te vetëm një temë: te të kuptuarit e vendimarrjes brenda UÇK-së”.

Ai thotë se Prokuroria në këtë përpjekje artificiale për të ndërtuar rast masiv ka dalë nga binarët duke e ndërtuar një narracion krejt të shtrembëruar të luftës pa pikë konteksti.

Postimi i plotë:

Pyetjet e gjykatësve dhe kërkesat e tyre për sqarim drejtuar Rubinit e tregojnë thelbin e çështjes dhe shqetësimin kryesor të tyre – të gjitha janë të përqëndruara te vetëm një temë: te të kuptuarit e vendimarrjes brenda UÇK-së. Prandaj edhe po trajtohen në detaj Rambujeja dhe demilitarizimi si dy momente ku ka pasur vendimarrje të rëndësishme, apo edhe po fokusohet te përdorimi në dokumente i termave si “qeveri e përkohshme”. Kjo sepse i gjithë rasti i prokurorisë ndaj Thaçit është te përgjegjësia komanduese – nuk ka dëshmi të urdhërave të drejtpërdrejta për krime por vetëm dokumentim dhe dëshmi për disa krime të shpërndara në kohë dhe hapësirë të cilat i atribuohen një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Prokuroria në këtë përpjekje artificiale për të ndërtuar rast masiv ka dalë nga binarët duke e ndërtuar një narracion krejt të shtrembëruar të luftës pa pikë konteksti, thuajse UÇK-ja doli në male për të kontrolluar territor prej pikës së qejfit, e jo pse po përballej me regjim gjenocidal. Barra e saj për të dëshmuar zinxhir komandues dhe aftësi apo fuqi të Shtabit të Përgjithshëm – e sidomos të Thaçit si pëfaqësues politik – për të pasur KONTROLL EFEKTIV mbi zhvillimet në terren në një lloj strukture si UÇK-ja dhe në një kontekst si lufta e Kosovës është tepër e lartë dhe vështirë e arritshme me standardet e drejtësisë ndërkombëtare. Vërtetimi i kontrollit efektiv ka dështuar edhe në rastin e Gotovinës (në nivel të apelit) edhepse Kroacia ka pasur ushtri të konsoliduar në operacionin “Oluja”. Ka dështuar edhe në rastin e Milan Milutinovic, president i Serbisë, sepse sipas gjykatës së Hagës fuqia ka qëndruar në nivel federal te Millosheviqi.

Edhe përzgjedhja e gjykatësve përkon me këtë fokus të rastit. Njëri prej gjykatësve, zvicerani Mettraux, ka specializuar në temën “përgjegjësisë komanduese” madje ka shkruar libër për të. Ai përndryshe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Gotovinës, bashkë me avokatin e Thaçit, Luka Misetic.

agon maliqi

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit
  • 15:53Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite
  • 15:42“Nga sot e tutje, ASNJË TOLERIM!” – Kushtrim Shkodra i raporton në Polici ata që fyen UÇK-në dhe krerët e saj
  • 15:31Vëllai i Hashim Thaçit, Idriz Thaçi, pjesë e protestës në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 15:31Osmani përkujton Ahmet Krasniqin: Sot, kujtimi për të është edhe një thirrje për drejtësi