Mali i Zi do të vendosë viza për qytetarët rusë jo më vonë se shtatori i vitit të ardhshëm, dhe siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, kjo është e nevojshme për t’u përafruar me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.
Është e nevojshme që Mali i Zi të përafroj politikën e tij të vizave me atë të BE-së deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2026, që, ndër të tjera, do të thotë futja e një regjimi vizash për qytetarët rusë”, njoftoi Ministria, siç raportohet nga Vijesti e Podgoricës.
Siç i tha Ministria Radios Evropa e Lirë, kjo masë është pjesë e detyrimeve që Mali i Zi ka ndërmarrë në kuadër të Axhendës së Reformës 2024–2027 dhe përafrimit me rregullat evropiane nga Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria.
“Përafrimi me politikën e vizave të BE-së po zbatohet gradualisht dhe duke marrë në konsideratë me kujdes interesat ekonomike kombëtare dhe të tjera, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, deklaroi Ministria.
