Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik për shqiptarët.
Përmes një postimi në Facebook, Majko ka theksuar se kjo ditë përfaqëson kujtimin e sakrificave për liri dhe rikujtimin se “e pamundura nuk është fakt, por opinion”.
