Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 13:17
“Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke kujtuar takimin e fundit me babanë e tij, Elmiun, në QKUK.

Rrahmani ka treguar se të premten, gjatë vizitës në QKUK, kishte takuar babanë e Altinit, i cili kishte pësuar një aksident të rëndë në krye të detyrës si polic.

Sipas Rrahmanit, baca Elmi i ishte drejtuar me një kërkesë të vetme, të lutej për shërimin e djalit të tij, Altinit.

“E kam veç një kërkesë, lutu për Altinin, se nuk e ka gjendjen mirë”, ka rrëfyer Rrahmani fjalët e babait të Altinit.

Ai ka treguar se më pas, së bashku me bacën Elmi, ishin nisur për në xhuma, me lutjen dhe shpresën tek Allahu për shërimin e Altinit.

“Por sot, Altini nuk është më në mesin tonë”, ka shkruar Rrahmani, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“Zoti ju bashkoftë në Xhenet, baca Elmi, e familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Allahu e mëshiroftë Altinin!”, ka shkruar deputeti

rrahmanialtininlutu

Më shumë nga Lajme

  • 23:01Europa, edhe një vit me gaz të shtrenjtë, rezervat në minimune historike
  • 22:55FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me partnerët ndërkombëtarë
  • 22:47Gjendet turisti që humbi orientimin në zonën e Karaburunit
  • 22:46Haradinaj kritikon institucionet për mungesën e veprimeve pas vendimit në Hagë
  • 22:39Operacioni në mushkëri, Papa Leo XIV pezullon aktivitetet publike