Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, Kurti po i shërben Serbisë

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 13:43
Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, Kurti po i shërben Serbisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te procesi i konstituimit të Kuvendit.

Lushtaku ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar ende, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari që i takon PDK-së. Ai ka folur edhe për rastin e Vlora Çitakut, e propozuar nga PDK-ja për këtë pozitë.

Çitaku fillimisht nuk i mori votat e nevojshme nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa PDK-ja gjatë ditës së sotme e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Çdo njeri e ka një karakter dhe autoritet që duhet respektuar. Kurti publikisht thotë që i voton nënkryetarët e partive të tjera dhe publikisht mashtron në votim, ne nuk jemi aty për t’u tallur. Ne i kemi pranuar të gjitha shkeljet kushtetuese që të kemi një Kuvend para datës 16 shtator kur merret vendimi për krerët e UÇK-së në Hagë, por Kurti është tallur me të gjithë”, ka deklaruar Mërgim Lushtaku në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Sipas Lushtakut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes veprimeve të tij po i shërben Serbisë.

“Çdo sekondë që Kurti qëndron në Qeverinë e Kosovës, mendoj se do t’i bëjë dëme Kosovës. Në mënyrë direkte apo indirekte po i shërben Serbisë. Kurti pati vota për nënkryetaren e Listës Serbe, por jo edhe për Vlora Çitakun”, ka vlerësuar Mërgim Lushtaku.


kurtilushtakushërben

Të ngjashme

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

19:30
Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

17:12
Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

15:59
Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

14:49

Më shumë nga Lajme

  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione
  • 21:40Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë
  • 21:23Rregulla e re e ZRRE-së për panelet diellore, Ymeri paralajmëron qytetarët