Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 21:40
Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar më 31 tetor nga zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, pas dyshimeve se në atë lokacion mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë gjuetie;

  • Një pushkë gjuetie gjysmëautomatike;

  • Një armë automatike;

  • Një pushkë gjuetie dytytëshe;

  • Një revole (TT) me një karikator të zbrazët;

  • 33 fishekë për armë të gjata;

Një këllëf me optikë për armë të gjatë;

  • Dy karikatorë të zbrazët për armë të gjata.

Lidhur me rastin, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë të raportojnë rastet e dyshimta në numrin emergjent 192.

armëmunicionzubin

Të ngjashme

Policia në Ferizaj sekuestron një armë zjarri

Policia në Ferizaj sekuestron një armë zjarri

17:32
“Jetoni ka armë, ndihem shumë e rrezikuar” – Arlinda Zekaj paralajmëroi Policinë muaj para se të vritej, askush nuk e verifikoi armën që u gjet pas tragjedisë

“Jetoni ka armë, ndihem shumë e rrezikuar” – Arlinda Zekaj paralajmëroi Policinë muaj para se të vritej, askush nuk e verifikoi armën që u gjet pas tragjedisë

15:35

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë
  • 21:23Rregulla e re e ZRRE-së për panelet diellore, Ymeri paralajmëron qytetarët