Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas raportimit të Klan Kosovës se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është qortuar nga shefat e Misioneve të BE-së për mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit.
Lushaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me izolim për shkak të veprimeve të Kurti.
“BE izolon Kurtin e Kurti izolon Kosovën. Kurrë më parë një kryeministër i Kosovës nuk është përballur me një goditje kaq të rëndë nga partnerët tanë evropianë. Dhe për çka?! Për mosrespektim të shtetit të vet!!!”, ka shkruar ajo.