Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 21:48
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se ky muaj është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit tek vlerat më të larta njerëzore.

“Besimtarë myslimanë, Urime për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky muaj i mbushur me paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo shtëpi. Muaji i Ramazanit është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit te vlerat më të larta njerëzore. Është muaji i durimit, i faljes dhe i mëshirës hyjnore; muaji në të cilin njeriu e forcon lidhjen e tij me Krijuesin përmes agjërimit, lutjes dhe bamirësisë”.

“Në këto ditë të bekuara, le të na udhëheq drita e besimit drejt paqes së brendshme, drejt dashurisë për njëri-tjetrin dhe drejt solidaritetit me secilin që ka nevojë. Le të jetë ky muaj një kujtesë e përditshme se forca jonë si shoqëri buron nga mirësia, ndarja dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet! Lumiri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Zemaj i përgjigjet Nagavcit: Faktet për keqmenaxhim s’janë fyerje
  • 12:00I hyri lopa në oborrin e Gjykatës, raportohet se është arrestuar një bari nga Hajvalia
  • 11:58“Jo të nëpërkëmbur”, punëtorët e KEK-ut do të protestojnë sërish
  • 11:41Opozita nis iniciativën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
  • 11:05Nagavci kritikon ashpër Zemajn për sjelljen në Kuvend: Agresiviteti dhe gjuha fyese janë sjellje të përsëritura