Në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen Taslixhe të Prishtinës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët e kësaj ane, duke i cilësuar si njerëz të dëshmuar dhe të afërt me qytetarët.

“Gra e burra, të rinj e profesionistë, njerëz të dëshmuar në komunitet; ekip që e njeh lagjen, nevojat dhe potencialin e saj”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku u ka uruar suksese kandidatëve Jehona, Berat, Fitim dhe Valon, teksa ka theksuar se rrugëtimi elektoral do të vazhdojë “derë më derë, lagje më lagje”, me mbështetjen e banorëve të Kryeqytetit.