Një luaneshë dyshohet se po endet e lirë në periferi të Stambollit.
Kafsha është parë të dielën në mbrëmje në lagjen Uskumruköy, në distriktin Sarıyer.
Prania e saj është raportuar nga një banor, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur një kafshë që besohet të jetë luaneshë duke lëvizur në një zonë të gjelbëruar.
Pas raportimit, autoritetet kanë nisur një operacion për gjetjen dhe kapjen e saj të gjallë.
Në kërkime janë angazhuar më shumë se 70 pjesëtarë të ekipeve policore dhe të mbrojtjes së kafshëve, veterinerë specialistë, dronë dhe pajisje me kamera termike.
Sipas autoriteteve, vendndodhja është identifikuar në një zonë të pyllëzuar, ndërsa përpjekjet për kapjen e saj po vazhdojnë.
Për shkak të rrezikut të mundshëm, banorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet në zonën ku po zhvillohen kërkimet.