Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është liruar nga burgu, pasi vuajti dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Çyrbja u dënua më 3 nëntor të vitit të kaluar me tre vite burg për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje sekretesh shtetërore, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante dy vite heqje lirie. Ai ishte arrestuar më 20 tetor 2024.
Sipas akuzës së SPAK, ish-deputeti kishte nxjerrë informacione sekrete që lidhen me operacione policore, episode të cilat dolën në aplikacionin Sky ECC, ku një përdorues me emrin “Juri” paralajmëronte për aksione të policisë.
