Sami Lushtaku pas intervistimit është liruar.
E pas lirimit të tij reagoi OVL-UÇK, shkruan Demos.
Njoftimi:
OVL UÇK, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë iu që u përgjigjët ftesës sonë dhe u mblodhët sot në Skenderaj, duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës sonë çlirimtare.
Prania juaj ishte mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë.
Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit për respektin, mobilizimin dhe kulturën qytetare që treguat sot.