Platforma “Liria ka Emër” ka mbajtur konferencë për media, në të cilën përfaqësuesit e saj kanë prezantuar aktivitetet e ardhshme në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ismail Tasholli, përfaqësues nga kjo platforme ka folur për organizimin e nje tubimi që pritet të mbahet në Hagë në ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tasholli tha se së bashku me mërgatën shqiptare, ky tubim synon të shprehë solidaritetin me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe mbështetjen ndaj tyre në këtë ditë.




