Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Limaj flet për takimin e parë me Kurtin: Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 21:19
Limaj flet për takimin e parë me Kurtin: Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për takimin e parë që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Limaj tha se në këtë takim, Kurti i ka thënë se do partneritet dhe se janë të interesuar që ai të jetë pjesë e qeverisjes.

“Në takimin e parë me kryeministrin i kam thënë për çka më ke ftu, a me ke ftu për t’i dhënë votat, apo për partneritet. Nëse më keni ftuar për shkak se u duhen tri votat e Nismës, e mbyllim këtë temë këtu dhe unë kam vendosur t’i jap votat pa asnjë temë. S’kam dashur ta shoh kryeministrin në një situatë të sikletshme “kam nevojë” kam dashur ta lirojë nga kjo”.

“ Nuk kisha dëshirë të shkojë në atë, thjesht t’u krijohej mundësia institucioneve, nuk doja që kryeministri i vendit të ndjej ndonjë siklet në këtë situatë”.

“I thash unë dal në parlament dhe arsyetoj, qytetarëve t’u tregojë pse kemi vendosur ne Nisma ta votojmë një qeveri të pakicës pa marrë pjesë në të dhe pa pasur ti asnjë obligim ndaj nesh”

“Z.Kurti më ka thënë po dua partneritet. Shprehu mirënjohje, falënderim për atë që ne nuk jemi të interesuar ta fusim në negociata e siklet, por tha unë jam i interesuar për partneritet. Tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes, me ministri”, u shpreh Limaj./Klankosova.tv

Albin KurtiNISMA

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër