Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha që Kosova nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare në lidhje me Gjykatën Speciale.
“Po ne duhet me qenë të sinqertë me veten më së pari. Kosova nuk mundet, e ka shumë problem me iu ikë obligimeve ndërkombëtare, e obligimet ndërkombëtare të nenit 162 të Kushtetutës, të amandamentit të Kushtetutës është që është problem me u ndërru mandati, me u ndërru funksionaliteti, me u prek funksionaliteti ose struktura e kësaj gjykate”, ka thënë Miftaraj në 'DPT Te Fidani' në Klan Kosova.
Miftaraj tha se edhe nëse kjo ndodh, atëherë duhet të bëhet në harmoni dhe në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.




