Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen të nesër, në Bruksel, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Sipas programit të publikuar nga Këshilli Evropian, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 me arritjen e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 17:40 është paraparë pritja zyrtare.
Seanca plenare do të mbahet në orën 18:00, e pasuar nga fotografia familjare në orën 19:05.
