Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Enver Hoxhaj takon Olaf Scholz në Berlin: Kosova duhet të jetë aty ku diskutohet e ardhmja e Evropës

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 20:15
Enver Hoxhaj takon Olaf Scholz në Berlin: Kosova duhet të jetë aty ku diskutohet e ardhmja e Evropës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Berlin Foreign Policy Forum 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në forumet ndërkombëtare ku diskutohet e ardhmja e Evropës dhe rendi i ri botëror, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënieve me miqtë dhe aleatët tradicionalë të vendit.

“Në Berlin, aty ku diskutohet e ardhmja e Evropës, kënaqësi të takoja ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, Kosova duhet të jetë aty ku zhvillohen debatet për të ardhmen, pranë miqve dhe aleatëve të saj tradicionalë. E Gjermania ka një vend të veçantë në historinë dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të Berlin Foreign Policy Forum, Hoxhaj ka takuar edhe deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, një mbështetëse të fuqishme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Berlin Foreign Policy Forum mbledh personalitete të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për të diskutuar sfidat gjeopolitike, sigurinë dhe të ardhmen e Evropës.

hoxhajberlinevropës

Të ngjashme

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns: Kosova është me fat që ka miq të tillë!

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns: Kosova është me fat që ka miq të tillë!

15:55

Më shumë nga Lajme

  • 20:02Të paktën 24 të lënduar pas shpërthimit të bombës në Kolumbinë qendrore
  • 19:51Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
  • 19:50Pamje të rënda: Publikohet momenti kur ndodhi vrasja e Sylë Dakajt nga Rrahman Hoti në Suharekë
  • 19:49Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
  • 19:40Tronditëse: 13 vjet pa u kontrolluar te mjeku , drenicaku dyshohet se gënjeu se operacionin do ta kryente më 13 tetor