Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tahiri: PDK-ja ishte kundër kthimit të Ligjit për Specialen në lexim të tretë, por u bindëm nga ekspertët

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 20:59
Tahiri: PDK-ja ishte kundër kthimit të Ligjit për Specialen në lexim të tretë, por u bindëm nga ekspertët

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka folur për vendimin e kthimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, duke thënë se fillimisht PDK-ja dhe deputetët e saj kishin qenë kundër kësaj nisme.

Megjithatë, sipas Tahirit, pas kërkesave dhe vlerësimeve të ekspertëve që e përcjellin procesin gjyqësor në Hagë, PDK-ja kishte pranuar ta rishqyrtonte këtë çështje.

Ai, i ftuar në "Debat Plus" në Dukagjin, u shpreh se kjo është një çështje që e tejkalon partinë dhe interesat politike, pasi, sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po përballen me një betejë kombëtare.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka përcjellë informacionin përmes komunikatave, por edhe përmes ushtrueses së detyrës së kryetares, Vlora Çitaku, ka pasur paraqitje publike. Por edhe kolegë të tjerë kanë pasur paraqitje që kanë dhënë vlerësime dhe sqarime rreth kësaj çështjeje që është e ndjeshme, e rëndësishme dhe domethënëse. Është një pozicion jo i lakmueshëm dhe i lehtë i Partisë Demokratike të Kosovës, i Kryesisë së PDK-së dhe lidershipit, mirëpo edhe për secilin aktivist e anëtar të PDK-së, sepse kemi të bëjmë me një çështje që e tejkalon PDK-në. Pra, ligji, Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë në betejë kombëtare, jo në betejë politike”, u shpreh Tahiri.

Ai tha se pas 16 shtatorit, të cilën e cilësoi si ditë të zezë për kombin, PDK-ja iu përgjigj një kërkese që, sipas tij, kishte ardhur nga qytetarët dhe ishte vlerësuar nga persona kompetentë si bazë për ndërmarrjen e një iniciative ligjore.

“Pas datës 16 shtator, një ditë e zezë për kombin tonë, një padrejtësi historike e përjetuar nga të gjithë ne, i jemi përgjigjur një kërkese që është derivuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe është vlerësuar nga njerëzit kompetentë se ka qenë i duhur si akt juridik, që të merren veprimet e mundshme e të nevojshme për të bërë një iniciativë ligjore. Si PDK e kemi bërë dhe kemi gjetur mbështetje nga deputetë, për të cilën jam shumë falënderues”, deklaroi ai.

Tahiri tutje shpjegoi se vendimi për ta rishqyrtuar ligjin erdhi pasi PDK-ja pranoi kërkesa dhe vlerësime nga ekspertë që e përcjellin me vëmendje procesin gjyqësor në Hagë.

“Pasi është votuar ligji, ne kemi pranuar kërkesa, vlerësime nga njerëzit kompetentë, ekspertë kompetentë që merren dhe e përcjellin me vëmendje procesin gjyqësor në Hagë. Dhe kur kemi pranuar kërkesë e cila na ka bindur që është në dobi të procesit, e fuqizon ligjin, ne kemi pranuar të ulemi dhe të analizojmë e diskutojmë bashkërisht. Secili deputet i PDK-së ka qenë kundër që ligji të kthehet, asnjë nuk ka qenë për që ligji të kthehet në lexim të tretë dhe edhe Kryesia ka qenë kundër. PDK-ja ka qenë kundër që ligji të kthehet në lexim të tretë. Mirëpo, ata që e përcjellin dhe kemi besuar që janë më kompetentë për procesin gjyqësor, kanë arritur të na bindin që proceduralisht mund të kthehet në lexim të tretë dhe të bëhen disa ndryshime të duhura e të nevojshme, plotësime të duhura, çdoherë në linjën që e fuqizojnë ligjin”, tha Tahiri.

Ai pranoi se në aspektin politik ky vendim mund t'i kushtonte PDK-së me reputacion, por tha se partia kishte vendosur që interesin e procesit gjyqësor ta vendoste mbi përfitimin politik.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm që politikisht kthimi i ligjit ka me dëmtu reputacionin e PDK-së, mirëpo a po duam me kontribu në procesin në Apel apo me përdorë ligjin për kartë politike? Ne prej fillimit kemi thënë se Apeli, UÇK-ja janë të të gjithëve, jo të PDK-së”, përfundoi ai.


pdk-jatahirikundër

Të ngjashme

Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik

Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik

20:58
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

18:19
Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

18:02
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

08:31

Më shumë nga Lajme

  • 22:01Gërvalla: Tetë gra të vrara në Kosovë për dhjetë muaj, institucionet duhet ta meritojnë besimin e viktimave
  • 21:59Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
  • 21:59Haziri: LDK-ja duhet të ndryshojë shumë, Abdixhiku të jetë më konsistent e më agresiv në qëndrime politike
  • 21:52Vodhi veturën në oborrin e shtëpisë së qytetarit nga Shtimja, arrestohet 19 vjeçari
  • 21:51Manaj: Asnjëherë s’e kemi akuzuar asnjë eksponent politik për vrasje