Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri.

Tërmeti me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter kishte epiqendrën në juglindje të vendit, rreth 12 kilometra nga Korça, në thellësi prej 9 kilometrash.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.