AAK-ja sonte mbajti tubim madhështor në Prishtinë ku bëri hapjen e fushatës.
Kandidati për deputet nga kjo parti Pal Lekaj tha se “Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë!”.
“Sot në tubimin madhështor të Aleancës në Prishtinë, nisëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Me listën më të mirë zgjedhore, me numrin 129, me ekipin e përkushtuar të AAK-së dhe me kryetarin Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër, prezantuam planin tonë për zhvillimin e Kosovës në çdo sektor.
Do të qëndrojmë krah fëmijëve, krah rinisë tonë, krah secilit që punon dhe që meriton një pagë e jetë të dinjitetshme.
Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë!”, tha Lekaj,