Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi se AAK është e bashkuar, e vendosur dhe ecën përpara me Kryetarin Haradinaj në krye, shkruan Demos.
Ai shtoi se AAK nuk ka alternativë tjetër sepse AAK është vetë Ramush Haradinaj.
“AAK vazhdon me Ramush Haradinajn!
Në politikë mund të ketë shumë zëra, por vetëm një udhëheqës që nuk është lëkundur asnjëherë nga parimet e tij ,Ramush Haradinaj.
Nën drejtimin e tij, Aleanca ka qëndruar e fortë në çdo betejë dhe ka dëshmuar se është partia e guximit, e shtetndërtimit dhe e vendimeve që i shërbejnë Kosovës.
