Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lehtësohet mundësia për suspendimin e liberalizimit të vizave në BE

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 17:06
Lehtësohet mundësia për suspendimin e liberalizimit të vizave në BE

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të ndryshimeve në Mekanizmin e Suspendimit të Regjimit të Vizave, duke i dhënë Bashkimit Evropian kompetenca të reja për të pezulluar udhëtimin pa viza kur siguria e Evropës është në rrezik.

Për herë të parë, në mekanizmin e suspendimit janë përfshirë kërcënimet hibride, pasaportat e arta, migracioni i parregullt dhe rreziqet e sigurisë.

Parlamenti Evropian konsideron se Evropa duhet të mbrojë integritetin e zonës Shengen dhe të veprojë shpejt për t’u kundërvënë kërcënimeve hibride, manipulimit të migracionit të sponsorizuar nga shtetet dhe regjimeve që shfrytëzojnë dyert e hapura të kontinentit.

Sipas rregullave të reja, BE-ja do ta ketë më të lehtë të pezullojë udhëtimin pa viza për shtetasit e vendeve që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, nuk përshtaten me politikën e vizave, ose nga të cilat ka keqpërdorim të mundësisë për udhëtim pa viza, raporton RTK.

Lëvizja pa viza mund të suspendohet më lehtë edhe për përfaqësues të qeverive të vendeve që konsiderohen pjesëmarrës në shkelje të të drejtave të njeriut, shkelje të ligjeve ndërkombëtare ose të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Sipas rregullave të përditësuara, shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk janë në rrezik, por tërhiqet vërejtja se keqpërdorimi i lirisë së lëvizjes mund të çojë deri te suspendimi i regjimit të vizave.

Nga vendet e rajonit kërkohet, në veçanti, që të përshtatin politikën e vizave me atë të BE-së. Kjo nënkupton vendosjen e një regjimi vizash për çdo shtet të tretë që ka të njëjtin regjim me Bashkimin Evropian, në mënyrë që vendet e rajonit të mos shndërrohen në transit për imigrim ilegal drejt vendeve të BE-së.

viza

Më shumë nga Lajme

  • 20:18Ironizon Haradinaj: Mos lësho pe, Albin, krejt ose hiç
  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit