Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Legalizimi i disa dokumenteve të strukturave paralele serbe, Mehmetaj: Për mua s’është befasi – pres më shumë

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 16:37
Legalizimi i disa dokumenteve të strukturave paralele serbe, Mehmetaj: Për mua s’është befasi – pres më shumë

Vendimi për pranimin e disa dokumenteve të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në Kosovë dëshmin edhe njëherë narrativën e rremë që Kurti e shiti për vite me radhë si sukses shtetëror të “luftimit të strukturave ilegale serbe”, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj.

“Albin Kurti ka vendosë që dokumentat ilegale të Serbisë të strukturave paralele në Kosovë, me i njoftë si dokumentacion i rregullt në të cilën ndërvepron Kosova. Pra, kur e njeh ti atë dokumentacion, i njeh ato struktura”, tha Mehmetaj.

Mehmetaj kujtoi një varg lëshimesh të Kurtit në favor të Serbisë.

“Personi që paraprakisht deklaronte se i ka shkatërru, tash erdh nevoja me ua njoftë. Kurrë s’ka ndodhë më herët dikush me guxu me njoftë dokumentacion që lëshohet prej strukturave ilegale të Serbisë. Tash Kosova e njeh atë dokumentacion. Paraprakisht BE-ja e njohu, tash po i njeh edhe Kosova. Paraprakisht vendosi Manastirit në Deçan me ia lëshu pronën – 24 hektarë. Po, është e vërtetë që ka pasë një vendim të gjykatave, por nuk ka guxu kush më herët me marrë vendim në Qeveri që urdhëron Agjencinë Kadastrale me kalu tokën te Kisha. Ky guxoi. Vazhdoi tutje. Për mua nuk është befasi. Pres shumë më shumë. Sa herë kërkon votë ky me 50 dhe 60 për qind, është në funksion të kësaj. Është në funksion të realizimit sa më të shpejtë të vendimeve që i konvenojnë Serbisë.” – tha Mehmetaj ndër tjera.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Përplasja në Kuvend, Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes
  • 14:23Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
  • 14:21Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje