Sonte në Pressing i ftuar është ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku është diskutuar për LDK-në.
Mustafa thotë se në zgjedhjet e fundit, LDK’ja u mundua ta kopjojë Vetëvendosjen, duke distancuar njerëz që kanë punuar për LDK’në.
“Zgjedhjet e fundit kanë qenë një periudhë mjaft e shkurtë dhe dinamike, dhe mjaft e ndikuar prej sjelljeve të VV’së, sepse LDK është munduar ta kopjojë VV’në duke menduar që cdo gjë tjetër nuk po përkrahet prej qytetarëve, dhe tani metoda të sjelljes që VV që janë bërë metoda që e kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve e votën e tyre, prandaj edhe ne duhet të bëhemi ashtu”, tha ai.
