Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka kërkuar nga Prokuroria që të ndalojë menjëherë çdo ndërhyrje të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë deri në përfundim të hetimeve.
Sipas tij, ndërrimi i njehsorëve, të cilët nuk përputhen me kohën reale, mund të fshijë prova të rëndësishme.
“Prokuroria duhet të ndalojë menjëherë çdo intervenim të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen të gjitha provat. Ndrrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave”, ka shkruar ai në Facebook.
