Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 188 mijë e 533 euro në tre muajt e fundit, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpenzimet e partive për periudhën korrik-shtator.
Nga kjo shumë, rreth 26 mijë euro janë shpenzime marketing, ku 408 euro renditen për reclama në Facebook dhe 25 mijë e 500 tjera si “shpenzime për informim publik”, shkruan Reporteri.net.
Si shpenzime të qirasë figurojnë 14 mijë e 88 euro, prej të cilave 13 mijë e 88 euro janë qira për objekte e 1 mijë për makina.
28 mijë e 93 euro janë listuar si shpenzime për furnizimet për zyre dhe 7 mijë e 740 euro për furnizim me ushqim dhe akomodim.
Për karburante, LDK ka deklaruar se ka harxhuar 1 mijë e 611 euro. Për paga, janë shpenzuar 91 mijë e 847 euro.
